Blinken: Armëpushimi në Ukrainë nuk do të ndodhë së shpejti

Gjatë fjalimit të tij në Davos, sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka thënë se armëpushimi në Ukrainë nuk është afër.

Ai tha se Putin është i përgatitur dhe i gatshëm të rekrutojë të rinj për të vazhduar luftën, duke thelluar edhe më shumë tragjedinë.

“Por, Putin do të shohë në një të ardhme që Ukraina është e fuqishme për të qëndruar me këmbët e saj”, theksoi Blinken. /abcnews.al

Read Previous

NJË JETË NË NJË ORË: Masar Kupa

Read Next

Presidentja Osmani kujton 556-vjetorin e vdekjes së heroit të kombit, Gjergj Kastrioti