Bislimi takon ambasadorin zviceran – konfirmohet mbështetja prej 83 milionë frangash

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Sipas tij, Zvicra ka konfirmuar mbështetje prej 83 milionë frangash për Kosovën.

“U riafirmua mbështetja e fuqishme ndaj Qeverisë në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe qeverisjen e mirë”.

“Në takim tema diskutimi ishin dhe aplikimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian”.

“Teksa zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi prioritetet e Qeverisë gjatë këtij viti, u ritheksua dhe përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Zvicrës ndaj Kosovës në agjendën zhvillimore dhe përmes projekteve për vitet 2022-2025, ku investon në sektorët si demokracia, qeverisja e mirë dhe paqja, zhvillimi ekonomik, ndryshimet klimatike, sektori i ujërave e shëndetësia në shumën totale prej 83 milionë franga zvicerane”.

/klankosova.tv/

Read Previous

Begaj: Mbështesim fort dialogun Kosovë-Serbi, por nuk kemi harruar kush është agresori

Read Next

Shahini kërkon të lejohet tërheqja e Trustit, numëron arsyet pse i humbi milionat ky institucion