Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e Kornizës Investuese

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se janë aprovuar aplikimet e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian (BE) të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Sipas tij, Kosova do të përfitojë mbi 2 milionë euro në fushën e energjisë dhe digjitalizimit.

“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai ka shtuar se këto aplikime fillimisht morën opinion pozitiv nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tani është zyrtarizuar aprovimi final i tyre.

“Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro”, ka shkruar Bislimi.\

/GazetaSinjali/

Read Previous

Gjermania kërcënon me sanksione Izraelin për situatën humanitare në Gaza

Read Next

The Sun: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë rivierës shqiptare