Biserko: Serbia është burim konstant i destabilitetit, po armatoset vazhdimisht

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, në një intervistë për N1, tha se një sërë incidentesh që ndodhën në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë dëshmi se nacionalizmi jo vëtëm që nuk është tejkaluar, por është kthyer me nuanca më të larta përforcuese, sidomos në Serbi.

“Nacionalizmi është përshkallëzuar, veçanërisht në Serbi ku po promovohen stereotipe negative ndaj fqinjëve. Kemi incidente të shumta kundër grupeve të tjera etnike. Së fundmi kemi pasur një sulm ndaj aktorëve kroatë në Novi Sad”.

“Ne e pamë atë edhe më 9 janar, që ishte një provokim i pastër, sepse ngjarja u zhvillua vetëm një kilometër nga qendra e Sarajevës, ku parakaluan policia e armatosur, por edhe rusët që hynë thellë në Serbi”, shtoi ajo.

Sipas Biserkos, deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij “nuk ishte më entuziast” për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se askush nuk do të bëhej pjesë e familjes evropiane para Serbisë, tregon shumë për potencialin destabilizues që posedon Serbia në rajon.

“Vuçiç tha se askush nuk do të hyjë në BE para Serbisë dhe meqë nuk do të kalojë shumë, kjo do të thotë se askush nga Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë, sepse Beogradi e mban çelësin e integrimit sepse lehtë mund të destabilizojë çdo fqinj. Serbia është burim konstant i destabilitetit, po armatoset vazhdimisht”, vuri në pah ajo.

Ndryshe, ekspertët perëndimorë kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për potencialin përçarës të shkaktuar nga aleatët e ekstremit të djathtë të Rusisë në Serbi të cilët kanë ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me organizatat terroriste ruse në Kremlin.

Prandaj, gruaja që dokumentoi krimet e Slobodan Millosheviç-it dhe Vojisllav Sheshelit në Jugosllavi gjatë viteve 1990, thotë se larg fushëbetejave të Ukrainës, historia e luftërave në njëfarë mënyre është ende aktive.

“Ekziston edhe një motivim politik i të gjitha elitave për të ruajtur status quo-në. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë këdo dhe gjithçka”, potencoi ajo. /Albanianpost.com

Read Previous

Uji për pije, IKSHPK me njoftim për të gjitha rajonet e vendit

Read Next

Franca do ta rrisë me 30% buxhetin për mbrojtjen, shkon në 400 miliardë euro