Birra derdhet lumë në autostradën e Floridas, përplasen 5 kamionë

Një autostradë në Florida u mbyll të mërkurën në mbrëmje, pasi mijëra kanoçe me birrë mbuluan karrexhatën për shkak të një aksidenti.

Kamioni i ngarkuar me birrë, u përplas me 5 mjete të tjera të parkuara, duke sjellë bllokimin e qarkullimit, deri në pastrimin e rrugës.

Fotot e shkrepura në vendngjarje tregojnë mijëra kanoçe me birrë dhe kuti që kanë mbuluar rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, mjetet që kishin ndaluar në anë të rrugës, po ndihmonin një automjet të aksidentuar dhe kamioni me birrë, nuk mundi të frenonte në kohë.

Fatmirësisht, aksidenti përfundoi vetëm me lëndime të lehta./A2news/

Read Previous

10 futbollistë të mëdhenj që dështuan si trajnerë

Read Next

Pjetër Shalës i vazhdohet masa e paraburgimit