10 futbollistë të mëdhenj që dështuan si trajnerë

Të jesh futbollist i madh, nuk të garanton që të bëhesh edhe trajner i suksesshëm. Historia e futbollit e ka vërtetuar dhjetëra herë diçka të tillë dhe në fotogalerinë e mësipërme do ju kujtojmë 10 yje që kanë dështuar në pankinë.

Ruud Gullit ka shkruar historinë te Milan duke fituar 3 tituj kampion dhe 2 Champions, duke formuar me Van Basten dhe Rijkaard treshen e frikshme holandeze



Ruud Gullit ka kaluar pa bujë si trajner i Chelsea, Newcastle, Feyenoord, Los Angeles Galaxy dhe Terek Grozny




Filippo Inzaghi ka shkëlqyer si sulmues te Juventus dhe Milan, duke fituar 3 tituj kampion, 2 Champions League dhe Botëror me Italinë



Dështoi si trajner te Milan (2014) dhe më pas ka drejtuar Venezia, Bologna, Benevento dhe Brescia



Diego Armando Maradona konsiderohet nga shumë si futbollisti më i mirë i historisë. Ka fituar Botërorin e vitit 1986 si protagonist me Argjentinën



Si trajner, ka dështuar me Argjentinën, Deportivo Mandiyú, Racing Club, Al Wasi, Riestra, Fujairah, Dynamo Brest, Dorados Sinaloa dhe Gimnasia



Lottar Matheus ka fituar Botëror dhe Evropian me Gjermaninë, si dhe 7 Bundesliga me Bayern



Ka drejtuar Rapidin e Vjenës, Partizanin e Beoradit, Hungarinë, Atletico Paraenense, Maccabi Netaniahu dhe Bullgarinë



Bobby Moore është konsideruar nga legjenda Pele si mbrojtësi më i mirë me të cilin është përballur



Bobby Moore ka pasur një karrierë shumë të papërfillshme si trajner në Hong Kong dhe Angli



Fabrizio Ravanelli ka qenë një nga sulmuesit më të mirë italianë të viteve ’90



Ka drejtuar Ajaccio në Francë dhe Arsenal Kyiv në Ukrainë, pa sukses



Clarence Seedorf është i vetmi futbollist që ka fituar 5 Champions League me 3 ekipe të ndryshme (Ajax, Real Madrid dhe Milan)



Aventura si trajner i Milanit përfundoi me dështim. Më pas provoi aventura në Kinë, Spanjë dhe Kamerun, të gjitha pa lënë shenjë



Me 260 gola në 441 ndeshje, Alan Shearer është golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League



Ka drejtuar Newcastle vetëm për 8 ndeshje, ku mori vetëm 5 pikë (2009)



Hristo Stoichkov ka fituar 5 tituj kampion në Spanjë dhe 1 Champions League me Barcelonën. Konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në historinë e klubit katalanas



Ka qenë trajner i Celta Vigo, Mamelodi (Afrikë e Jugut) dhe CSKA Sofia (Bullgari). Të gjitha aventurat e Stoichkov në stol i kanë zgjatur shumë pak



3 herë fitues i Topit të Artë, 3 herë kampion Italie me Milanin, 2 Champions të fituara dhe një Evropian me Holandën, Marco Van Basten është një nga sulmuesit më të mirë në histori



Si trajner ka drejtuar pa sukses Holandën, Ajax, Heerenven dhe AZ



Read Previous

Astronomët kanë zbuluar një “botë aliene ujore”, ku 1 vit zgjat 11 ditë

Read Next

Birra derdhet lumë në autostradën e Floridas, përplasen 5 kamionë