Biden fal borxhet për 227 mijë studentë, mbi 7 miliardë dollar

Administrata Biden do të falë 7.4 miliardë dollarë borxh studentore, vendim ky nga i cili përfitojnë 227.000 persona. tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të premten.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi një plan për lehtësimin e borxhit të studentëve që do të përfitonin të paktën 23 milionë amerikanë.

Kjo është një kërkesë kryesore e votuesve të rinj, mbështetja e të cilëve ai ka nevojë për t’u rizgjedhur në nëntor.

Biden u zotua të kërkojë alternativa për lehtësimin e borxhit pasi Gjykata e Lartë në qershor bllokoi planin e tij për të shlyer 430 miliardë dollarë borxhin e kredisë studentore.

/abcnews.al

Read Previous

​Zgjedhet lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë

Read Next

Kolumbia po përballet me një nga thatësirat më të këqija