Biden e përmend Kosovën në konferencë me liderët e Suedisë dhe Finlandës

US President Joe Biden delivers his inauguration speech on January 20, 2021, at the US Capitol in Washington, DC. (Photo by Patrick Semansky / POOL / AFP)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka përmendur edhe Kosovën në konferencën që e ka mbajtur sot bashkë me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, dhe presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

Biden, pas takimit që pati me ata në Shtëpinë e Bardhë, i ka falënderuar për angazhimin dhe punën që e kanë bërë, bashkë me ShBA-në, në Kosovë.

“Suedia dhe Finlanda janë tashmë ndër partnerët tanë më të ngushtë për një sërë çështjesh. Trupat finlandeze dhe suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me forcat e ShBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak”.

“Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës, ndërsa mbrojnë lirinë e tyre kundër pushtimit të Rusisë”, deklaroi Biden.

Ky takim erdhi pasi Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për anëtarësim në aleancën veriatlantike.

/KlanKosova/

Read Previous

Hovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit

Read Next

G7 do të ndajë mbi 18 miliardë dollarë për Ukrainën