Beyonce ka nisur fushatë për mbledhjen e fondeve për qytetarët e pambrojtur të Teksasit

FILE – This July 14, 2019 file photo shows Beyonce at the “Lion King” premiere in London. President Barack Obama along with his wife, Michelle, delivered speeches Sunday, June 7, 2020, during YouTube’s “Dear Class of 2020” virtual ceremony. The duo, along with a wide-ranging, star-studded lineup including Beyoncé, Lady Gaga and Tom Brady, offered inspirational messages in hopes of uplifting new graduates. (Photo by Joel C Ryan/Invision/AP, File)

Këngëtarja amerikane, Beyonce është bashkuar me Adidasit dhe organizatën, Bread of Life për të mbledhur para për banorët e Teksasit që po luftojnë me pasojat e stuhisë së akullit Uri.

Më shumë se 40 njerëz humbën jetën në dhe pas stuhisë së akullit që goditi shtetin teksasian disa ditë më parë. Disa miliona njerëz aktualisht jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Aksione të shumta humanitare janë nisur në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe qindra mijëra dollarë janë mbledhur tashmë për t’i ndihmuar.

Kujtojmë, kjo nuk është hera e parë që Beyonce ndihmon amerikanët përmes Fondacionit BeyGOOD. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimit, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe.

Përveç kësaj, fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia, si dhe 500 mijë dollarë për familjet e kërcënuara me dëbim./Ekonomiaonline

Read Previous

Fermeri Vebi Dervishaj, një shembull i mirë i bujqësisë

Read Next

​Leeds-Southampton, ndeshja e vetme në Premier Ligë