Bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e Triumf Rizës, Kurti: Hero kundër bandave kriminale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të lapidarit për zyrtarin policor, Triumf Rizën, i cili u vra 18 vjet më parë.

Kurti tha se Triumi ka qenë “zyrtar i jashtëzakonshëm policor”, teksa tha se e ka njohur edhe personalisht, shkruan Reporteri.net.

“Zyrtar jashtëzakonshëm policor që para 18 viteve pikërisht u vra mizorisht me një breshëri plumbash. Trium Riza para se të jetë polic i guximshëm, ishte njëri i guximshëm. Kur ishte vetëm 19-vjeçar u inkuadra në Policinë e Kosovës…E kam njohur personalisht Triumfin. Ka qenë djalë fenomenal i këtij qyteti…se ka kursyer veten në asnjë rast për drejtësi”, tha Kurti.

Ai tha se Riza e sakrifikoi jetën e tij kundër bandave dhe grupeve kriminale.

“Si dikush që sakrifikoi jetën kundër bandave e grupeve kriminale…është bërë inspirim për secilin zyrtar shteti, e jo veç për Policinë e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, babai i Triumfit, Shefqeti, e falenderoi Kurtin, për siç tha, “kujdesin e jashtëzakonshëm që ka tregu për ngritjen e lapidarit”.

Polici Trium Riza u vra 18 vjet më parë. Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, që nga maji i vitit të kaluar është në arrati. /Reporteri.net

Read Previous

Albulena Haxhiu: Sot mund të jetë seanca e fundit

Read Next

Lista Serbe e dërgon çështjen e nënkryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese