Begaj: Shqiptarët model i paqes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ka theksuar se zhvillimet e fundit tregojnë se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.

Begaj tha se historia i njeh shqiptarët si paqedashës dhe model që, sipas tij, duhet ta shpërndajmë pasi “bota ka nevojë për të”.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale. /RTKlive

Read Previous

Osmani ndan video nga mikpritja madhështore e kadetëve dhe ushtarëve amerikan në West Point

Read Next

Në Britaninë e Madhe po përgatitet hapja e minierës së parë të litiumit