Begaj: Bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Procesi Brdo-Brioni, është mekanizëm i rëndësishëm rajonal. Begaj në hapje të seancë në Durrës, tha se bashkëpunimi rajonal mbetet instrument kryesor i integrimit të rajonit në Bashkim Evropian. 

“Sot Shqipëria mikëpret Samitin e Procesit Brdo-Brioni. Bashkë me Slloveninë dhe Kroacinë si bashkëkryesuese të Procesit të Brdo-Bridonit, vlerësojmë forcimin e rolit të kësaj platforme si mekanizëm i rëndësishëm rajonal. Temat që do të diskutohen sot lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhënien e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së BE-së, rininë…Shqipëria mbështet dialogun rajonal, me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë progresin e arritur në këto drejtime. Për ne bashkëpunimi rajonal mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. /Koha.net/

Read Previous

Aro Muric në formacionin e javës në Serie A

Read Next

Botërori 2026 | Juljan Shehu dhe Qazim Laçi flasin për ndeshjen kundër Serbisë