Bedri Hamza uron 28 Nëntorin: E kuqja dhe e zeza janë Shqipëri!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari.

Hamza përmes një postimi në Facebook, tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

“E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët.

Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, shkroi ndër tjerash kreu i PDK-së. /Klankosova.tv/

Read Previous

Trump: Operacionet tokësore kundër Venezuelës fillojnë ‘shumë shpejt’

Read Next

Osmani uron 28 Nëntorin: Historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim