Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje përmes një postimi në Facebook që qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hamza ka shpërndarë një video përmes së cilës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00.
“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.
Protesta është paralajmëruar si tubim kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /RTKlive