Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Rusia mund të përballet me sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian pas humbjes në zgjedhje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili vitet e fundit ka bllokuar në mënyrë të përsëritur masat ndëshkuese ndaj Moskës.
Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në kuadër të samitit të BE-së në Nikozia, tha sot se liderët evropianë janë të gatshëm të finalizojnë paketën e 21-të të sanksioneve.
Sipas saj, do të rishikohen edhe masa që më parë ishin jashtë tryezës së bisedimve, për shkak të kundërshtimit të Hungarisë.
“Duhet të rishikojmë gjithashtu vijat e kuqe të mëparshme”, u shpreh Kallas.
Ndër opsionet e reja përfshihen sanksione ndaj oligarkëve të tjerë rusë, si dhe ndaj përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Ruse që mbështesin luftën në Ukrainë.
BE-ja miratoi dje paketën e 20-të të sanksioneve, pasi Orbán hoqi veton e tij disamujore, pak ditë pasi humbi zgjedhjet parlamentare në vend, duke shënuar fundin e 16 viteve në pushtet.
Masat e reja synojnë të ulin më tej të ardhurat e Rusisë nga shitja e gazit dhe naftës.
Gjithashtu, disa institucione financiare pritet të përjashtohen nga sistemet ndërkombëtare të pagesave dhe do të vendosen kufizime të reja tregtare. /ATSH-DPA/