Baza e re e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, foto nga vizita e Kurtit dhe Sveçlës

Policia e Kosovës tashmë është me bazë të re në Jasenovik të Zubin Potokut, ndërsa një ditë më parë kjo bazë u vizitua nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pikërisht në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti kujtoi policin Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, thuhet në njoftim.

Kurti dhe Sveçla po ashtu vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik në Zubin Potok, si dhe kampin e Njësisë Speciale Belvedere në Mitrovicë. /Telegrafi/

Read Previous

Detaje rreth vdekjes së njëvjeçarit, që u aksidentua nga i ati në Fushë Kosovë

Read Next

​32 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani: Me të nisi krijimi i identitetit shtetëror të Kosovës