Bayern Munich me mungesa të mëdha për ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit

Real Madrid dhe Bayern Munich do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit më 8 maj në “Santiago Bernabeu”, pasi barazuan 2-2 në Allianz Arena në ndeshjen e parë, shkruan Klankosova.tv

Për ndeshjen e kthimit, trajneri Tuchel do të duhet të mendojë për 11-tshen startuese pasi shumë lojtarë të Bayernit janë të lënduar.

Siç shkruan Relevo.com, përcjell Klankosova.tv, Bayern do të luajë pa qendër mbrojtësin holandez, De Ligt, i cili u largua i lënduar nga ndeshja kundër  Eintracht Frankfurt. Ai nuk luajti as në ndeshjen e parë.

Poashtu pritet të mungojnë mbrojtësi anglez, Eric Dier, futbollisti portugez Guerriero, qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano, i cili ndrydhi kyçin e këmbës në stërvitje të premten, më 26 prill.

Listës i bashkohet edhe anësori francez, Kingsley Coman si dhe mbrojtësi i krahut, Sacha Boey.

Skuadra që fiton do të kalojë në finalen e madhe që zhvillohet më 1 qershor në Wembley./Klankosova.tv

Read Previous

Izraeli mbyll Al Jazeera-n

Read Next

Britanikja Express: Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024