Bayern Munich – Arsenal, formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Arsenalit.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Emirates” të Londrës, Arsenali barazoi 2:2 me Bayernin.

Barazimi i ndeshjes së kaluar nënkupton që të dy skuadrat do të “luftojnë” sot me të gjitha forcat për ta siguruar një vend në gjysmëfinale.

Statistikë interesante është që Bayerni ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet evropiane që ka shkuar deri në penallti, me përjashtimin e vetëm në “Allianz Arena” kundër Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2011/12.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Bayerni do të mungojnë Boey, Buchmann, Coman, Davies, Gnabry, Marusic dhe Sarr, kurse te Arsenalin nuk do të paraqitet vetëm Jurrien Timber.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë. /KosovaPress/

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Dier, De Ligt, Guerreiro; Laimer, Goretzka; Muller, Musiala, Sane; Kane

Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Martinelli

Read Previous

Nagavci: E rëndësishme krijimi i kushteve të shëndosha për arsim cilësor

Read Next

Rama: Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal në Durrës