Bardhi: Mbi 97 mijë të vaksinuar në nivel vendi

97 mijë e 500 persona kanë marr vaksinën anti-Covid në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie, tha se të shtunën në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 300 persona.

“Në sallën “1 Tetori” më Prishtinë janë 300 të vaksinuar, në nivel vendi 1200. Ndërsa deri më tani 97 mijë e 500 të vaksinuar janë në nivel vendi”, tha Nimani.

Ndërsa, qytetarët e vaksinuar bëjnë thirrje për vaksinim, duke theksuar se nuk ka efekt negativ në organizëm.

Hajriz Pacolli nga stafi shëndetësor ka treguar se e ka marrë dozën e dytë dhe se nuk ka asnjë reaksion shqetësues.

“Dozën e dytë të vaksinës anti-Covid sapo e mora nuk ka kurrfarë reaksioni, nuk kam pasë as herën e parë. Edhe këtu funksionimi ka qenë në rregull, nuk patëm pritje, me termin e kohë.

“Është porosi për të gjithë kolegët sepse ne jemi të rrezikuar më punën që bëjmë dhe normal nuk ka preventivë tjerë më parandaluar shfaqjen e virusit”.

Edhe Blerim Morina ka bërë thirrje për vaksinim sepse sipas tij kjo është në të mirën e të gjithëve.

“E mora dozën e dytë. Në dozën e parë kam pas pak ethe e plogështi por jo diçka tjetër. Sa më shpejt të vaksinohen të gjithë sepse është për të mirën tonë nuk ka nevojë me hezitua”/eo/

Read Previous

​KFOR kujton 22 vjetorin e hyrjes në Kosovë me një video

Read Next

Formacionet zyrtare, Uells – Zvicër