Barcelona po e mendon rikthimin e Dani Alves

Futbollisti i famshëm brazilian, Dani Alves mbeti pa klub pasi Sao Paulo ndërpreu bashkëpunimin për shkak të një mosmarrëveshje borxhi.

Lojtari 38-vjeçar, i cili ende luan për kombëtaren braziliane, duhej të dilte në stërvitjen e sotme pas kualifikimit për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, agjentët e tij kanë njoftuar klubin se futbollisti me përvojë nuk do të paraqitet në stërvitje derisa të paguhen borxhet e tij në vlerë prej 1.8 milion euro.

Kjo bëri që drejtuesit e klubit të merrnin një vendim që Dani Alves nuk do të ishte më pjesë e tyre.

“Ne morëm një vendim dhe informuam trajnerin Crespa që të mos llogariste më te Alves. Klubi është më i rëndësishëm se çdo lojtar. Ne e pranojmë borxhin dhe u përpoqëm të bënim një draft marrëveshje, por përfaqësuesit e tij nuk e pranuan atë”,  ka thënë drejtori sportiv i klubit, Carlos Belmonte.

Dani Alves ende nuk ka komentuar borxhin. Marrëdhënia me klubin u tendos tashmë kur ai vendosi të luajë për ekipin kombëtar në Lojërat Olimpike në Tokio.

Barcelona thuhet se po e mendon ta rikthejë Alvesin në Camp Nou në një marrëveshje njëvjeçare. /Telegrafi/

Read Previous

Cakolli: Presidenti nuk ka autoritet kushtetues për shtyrjen e zgjedhjeve

Read Next

Abdixhiku: Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan