Barcelona nis bisedimet me Sergio Aguero

MANCHESTER, ENGLAND – OCTOBER 17: Sergio Aguero of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and Arsenal at Etihad Stadium on October 17, 2020 in Manchester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Barcelona ka mbajtur bisedime fillestare me përfaqësuesit e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, për kalimin e tij në Camp Nou gjatë verës.

Aguero, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Man City me 258 gola në 387 ndeshje në të gjitha garat, do të largohet nga Etihadi në fund të këtij sezoni kur edhe i mbaron marrëveshja me klubin, transmeton Gazeta Express.

32-vjeçari nga Argjentina luajti për pesë vjet në La Liga si futbollist i Atletico Madridit, para se t’i bashkohej City-t më 2011.

Aguero synon ta fitojë tripletën në sezonin e fundit me City-n, pasi të kaltrit e Mançesterit kaluan në finale të Ligës së Kampionë dhe janë buzë fitimit të trofeve në Premierligë dhe në Kupën e Ligës.

Ai nuk ka qenë shumë i përfshirë këtë sezon në skuadrën e Pep Guardiolës, duke i bërë vetëm 17 paraqitje, kryesisht për shkak të lëndimeve dhe sëmundjes, dhe i ka shënuar vetëm katër gola tërë sezonin.

Është përfolur se disa klube të mëdha evropiane e duan atë, në mesin e tyre dhe Chelsea nëse ai vendos të qëndrojë në Premierligë.

Barcelona shpreson se do ta bindë kapitenin Lionel Messi, bashkatdhetar i Agueros, të qëndrojë në Camp Nou edhe pas këtij sezoni. /eo/

Read Previous

FSK edhe me marrëveshje merr 191 hektarë tokë në ​Mitrovicë

Read Next

Shënohet 616 vjetori i lindjes së Skënderbeut (VIDEO)