Barcelona me plan konkret për merkaton, ja objektivat e verës

Po kalojnë, të paktën deri më tani, një sezon për t’u harruar. “Katalanasit” e Barcelona nuk janë në formën e tyre më të mirë, teksa në kampionat renditen në vendin e 3-të në tabelë, pas 24 javëve dhe pas eleminimit në Copa del Rey dhe humbja në finalen e Superkupës së Spanjës i vetmi trofe i mbetur, ku janë në lojë është Champions League, ku si rivalë të radhës do të kenë “Blutë” e Napoli.

Deri më këto momente, në verë pritet të ketë një revolucion të vërtetë, te “Blaugranat”, me teknikun Xavi Hernandez, i cili do t’i japë lamtumirën klubit, në fundin e muajit maj, si dhe pritet një merkato tepër e ngjeshur, me shumë largime e afrime të reja, me Presidentin, Joan Laporta, që synon të sjellë, në Katalonjë, emra të mëdhenj.

Transferimi i parë lidhet me repartin e mesfushës, ku kërkohet një mesfushor i aftë për të luajtur para vijës së fundit të mbrojtjes, ku ndër kriteret e kërkuara është të jetë i fortë fizikisht dhe të dijë të mbrojë mirë, megjithatë “Katalanasit”, nuk kërkojnë të shpenzojnë më shumë se 40 milionë euro, për një lojtar me të tilla tipare.

Përforcimi i radhës, në radhët e “Blaugranave” i referohet repartit ofenziv, ku kërkohet një “winger”, për krahët e sulmit, i aftë në lojën një kundër një, si dhe preçiz para portës. Deri më tani në listën e kampionëve në fuqi të Spanjës është vetëm 1 emër, “ylli” portugez i “Kuqezinjve”, të Milan, Rafael Leao.

Mirëpo, problem mbetet vlera e lojtarit, me klauzolën e prishjes së kontratës së tij, që kap shifrën e 175 milionë eurove, megjithatë Barça nuk dorëzohet pavarësisht shifrës “faraonike”, teksa shpreson te arritja e një marrëveshjeje, me “Djajtë” milanezë, nëse do të përfshijnë një apo dy lojtarë, në operacionin e transferimit. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Cramon i reagon Vuçiqit pas shantazhit që bëri në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Read Next

BISEDË – Historia e Dafina Gjoshit dhe grupit të vallëzimit “I Dance”