Barcelona kërkon transferimin e Amrabat, Fiorentina refuzon ofertën e parë

Barcelona është në sulm për të nënshkruar me marokenin Amrabat, i cili aktivizohet në radhët e Fiorentinës në Serie A.

Fiorentina ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për të nënshkruar në formë huazimi me të. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, katalanasit kanë bërë një ofertë për huazimin e tij me të drejtë blerje për 35-40 milionë euro, por është refuzuar nga klubi i Serie A.

Drtejtori i përgjithshëm i klubit ka theksuar se Amrabat dhe Nico Gonzalez janë dy lotjarët që Fiorentina nuk i ka në shitje, pavarësisht çdo oferte të mundshme që mund të vijë në drejtim të tyre.

Megjithatë, Barcelona mendohet se do të realizojë edhe një tjetër ofertë në drejtim të Fiorentinës për Amrabat./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Raporti për korrupsionin, përkundër përparimit Kosova mbetet larg standardit të BE-së

Read Next

Norvegjia thotë se do t’i dërgojë Ukrainës tanke, sa më shpejtë të jetë e mundur