Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Marrëdhënia mes stafit të trajnerit Xavi dhe bordit të Barcelonës është goditur dhe ka përfunduar në dëmtim.
Raportet tregojnë se bordi drejtues i kubit kërkoi kthimin e pajisjeve të Apple, përfshirë iPad dhe iPhone, që nuk u kthyen pas largimit të tyre.
Kjo kërkesë vjen pas largimit të stafit nga klubi dhe nxjerr në pah tensionet e vazhdueshme mes drejtuesve dhe trajnerëve.
Sipas mediave spanjolle, marrëdhënia mes stafit të Xavit dhe bordit të Barçës përfundoi shumë keq.
Nga ana tjetër, Xavi dhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se e injoruan njëri-tjetrin në galën e pensionimit të Andres Iniesta këtë javë.
Saga mes tyre si duket do të vazhdojë edhe për një kohë. /Telegrafi/