Barça është hedhur në sulm për yllin e Newcastle United

Barcelona është hedhur në sulm për yllin e Newcastle United, Alexander Isak.

Suedezi sipas medieve britanike, është objektiv i Barcelonës për afatin kalimtar të kësaj verë.

Katalanasit besojnë se ish-sulmuesi i Real Sociedad mund të nënshkruhet për çmimin 90 milionë funte.

“Isak po shfaqet si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë dhe Barcelona e ka kërkuar atë që nga Krishtlindjet”, ka thënë një burim i afërt me klubin ‘Blaugrana’.

“Ai i ka të gjitha atributet dhe do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer”, thotë burimi i afërt me Barçën.

Siç raportohet, Newcastle e di se do të duhet të mbledhë fonde gjatë verës, prandaj Barcelona është e gatshme të bëjë lëvizjen e tyre për transferimin e 24 vjeçarit.

Ndryshe, Isak kërkohet edhe nga Arsenali./rtklive

Read Previous

Osmani me katër heroinat e Kosovës përballë Vuçiqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Read Next

Posta e Kosovës me pullë postare kushtuar mbrojtjes së ambientit