Banorët e mirëpritën pastrimin e “Parkut të Lirisë”
18 September, 2023
Pastrimin e hapësirave të “Parkut të Lirisë” në Gjakovë e kanë mbështetur shumë banorët e këtushëm. Ata deklarojnë se kishte kohë që parku nuk ishte pastruar dhe nisma të tilla duhet të jenë më të shpeshta, jo vetëm në javën e pastrimit.