Baleti Kombëtar i Kosovës sjell sonte shfaqjen “Terminal” në Prishtinë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë sonte për publikun shfaqjen “Terminal”, një produksion bashkëkohor që do të ngjitet në skenë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Kjo shfaqje pritet të sjellë një interpretim modern përmes baletit bashkëkohor, duke ndërthurur lëvizjen, muzikën dhe elementet vizuale në një përvojë artistike për publikun.

“Terminal” ka koreografi nga Evgeny Kolzov dhe Romane Petite.

Shfaqja do të mbahet sonte, më 13 mars 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. /RTKlive

Read Previous

Kusari-Lila: Kosova po forcon mekanizmat për mbrojtjen e konsumatorëve

Read Next

Gjermania dhe Norvegjia forcojnë bashkëpunimin në projektet hapësinore evropiane