Bad News Eagles mposhtin ekipin brazilian, një fitore larg fazës tjetër

Bad News Eagles ka mposhtur lojtarët legjendarë nga Brazili, dhe është më afër se kurrë për të vazhduar në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Ndeshja e zhvilluar në mapin ‘vertigo’ filloj me dominim të plotë nga ekipi shqiptar, e lojtari kryesor i kësaj ndeshje ishte GXX i cili e përfundoj ndeshjen me 33 eliminime dhe 14 vdekje.

Rezultati ishte në të mirë të ekipit shqiptar gjatë gjithë kohës, edhe pse në fillim gjithçka dukej e lehtë, më vonë ekipi brazilian filloj të ngushtojë rezultatin, por në fund fitues dolën ekipi Bad News Eagles me rezultat 16-12.

Ekipi Bad News Eagles tani mbanë serinë e ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në rast fitores do të kualifikohen për në fazën tjetër ‘Legends Stage’.

/Telegrafi/

Read Previous

Turistët bien në greminë në Valbonë, dyshohet për të vdekur

Read Next

​ASK për grevën e SBASHK-ut: Të shikohet interesi i nxënësve, ky vit nuk duhet të dëmtohet më tepër