Avioni del nga pista dhe bie në ujë, mbyllet aeroporti i Montpellier në Francë

Një aeroplan mallrash doli nga pista gjatë natës teksa ateronte në aeroportin Montpellier, Francë, pa shkaktuar asnjë lëndim.

“Tre personat në aeroplan janë të padëmtuar” – shpjeguan shërbimet e sigurisë.

Fatmirësisht ata u nxorën nga avioni dhe të shpëtohen falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës.

Aksidenti ndodhi në orën 2:50 të mëngjesit të së shtunës, kur një aeroplan Aeropostale, një Boeing 737 i ngarkuar me mallra, humbi kontrollin në ulje dhe përfundoi udhëtimin e tij në pellgun Mauguio, që ndodhet në fund të pistës.

Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje./Sinjali/

Read Previous

Vdes politologu Belul Beqaj

Read Next

16 vjet nga vdekja e Muharrem Qenës, artistit shumëdimensional që ia kushtoi një jetë artit