Ata që kanë planifikuar të nisen për Shqipëri i pret mot i paqëndrueshëm

MeteoAlb ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në Shqipëri. Sipas njoftimit, vendi do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, herë pas here në formë rrebeshi. 

Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Gjatë natës pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Read Previous

Moti sot

Read Next

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve, për vajin procedurë e veçantë