Asnjë klub në botë nuk ka pasur rritje më të madhe në dekadën e kaluar se sa PSG

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) kanë zgjedhur Barcelonën si klubin më të mirë të dekadës së fundit, që përfshin nga viti 2011 deri në 2020.

Nuk ishte befasi për të parë Real Madridin dhe Bayern Munichun gjithashtu në top tre, por vendi i katërt dhe i pestë ishin disi më befasues.

Paris Saint-Germain është vendosur si klubi i katërt më i mirë i dekadës, përpara Atletico Madrid në të pestin.

Rritja e PSG-së ka qenë e jashtëzakonshme, me ata që kanë qenë në vendin e 30-të nga 2001 deri në 2010. Por, investimi i tyre i madh dhe konkurrenca pasuese në Evropë ka rritur markën dhe renditjen e tyre.

Për të llogaritur renditjen e tyre, IFFHS përdor Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe rezultatet e brendshme, dhe PSG është bërë forca dominuese në Francë, ndërsa gjithashtu garon më shumë në Evropë. Në total, ata fituan 2,357 pikë.

Në një studim tjetër, të kryer nga Forbes, PSG u zbulua se ishte rritur më shumë se kushdo në dekadën e fundit. Klubi francez u rrit me 992 për qind në vlerë, duke arritur rreth një miliard euro – ose 1,100 dollarë. E vetmja entitet sportiv që është rritur më shumë ishin Golden State Warriors.

Kjo rritje ka qenë e dukshme edhe në mediat sociale. Në vitin 2011 klubi kishte gjysmë milioni ndjekës në të gjitha platformat. Tani, në 2021, ata kanë afër 90 milion ndjekës dhe kanë më shumë ndjekje në TikTok se çdo klub tjetër.

Sa i përket tregtisë, PSG e ka vendosur veten në mesin e klubeve me të ardhurat më të larta, pjesërisht falë marrëveshjes së tyre me Air Jordan. /Telegrafi

Read Previous

AP: Vuçiq në skajshmëri jo diplomatik, autokrat pro rus e pro kinez

Read Next

Çfarë i bën saktësisht trurit tuaj konsumi i alkoolit, shpjegon Dr.Willeumier