Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Shumë ngjyra, brenda këtij ambienti ku të kriohet ndjenja se po jeton në një periudhë klasike mbretërore, ose brenda veprave të periudhës shekspiriane. Gjithçka këtu sillet rreth artit e punës detajiste të përkushtuar. Duke punuar rruazat e saj e gjetëm Teftën. Punë që kërkon vëmendje e përkushtim e që ka nisur krejt rastësisht.
Familja janë një pikë e fortë mbështetëse, që Tefta , të arrijë më të mirën në këtë punë që tashmë e ka kthyer në një biznes të vogël.
Arti dhe Tefta janë të pandashëm. Kudo që ka ngjyra aty është edhe Tefta me botën e saj artistike. Një dashuri të madhe e ka për pikturën. I mjaftojnë ngjyrat, brusha e inspirimin e gjen kudo ku ka qetësi.
Ajo çka bie në sy tek punimet e saj, janë disa piktura që paraqesin femrat me forma trupore të ndryshme e nudo, e që për të si artiste kanë një domethënie të vecantë.
Shumë shpejt do të kemi mundësinë të shohim një ekspozitë e po ashtu një paradë me veshje të punuara nga vet ajo.
Pikturën e parë e mban akoma të varur në mur, është e lidhur shpirtërisht me të.
Shtëpinë e ka plot, por jo vetëm nga familjarët. Tefta ka një lidhje të vecantë me macet e saj. Ato janë krijesa të lira, elegante e që dinë mirë cfarë duan,cka dhe shpjegon lidhjen e vecantë që ajo ka me to. Ne u larguam, por një gjë është e sigurtë, që do kthehemi sërish, pasi arti I Teftës gjithmonë ka dicka të re dhe unike që na impresionon.