Arsenali kthehet fuqishëm në Premier Ligë, mposht thellë Nottingham Forestin

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 13: Martin Zubimendi celebrates scoring his team’s third goal with teammates Mikel Merino, Jurrien Timber and Myles Lewis-Skelly of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and Nottingham Forest at Emirates Stadium on September 13, 2025 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Arsenali ka fituar me rezultat bindës 3-0 në shtëpi ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka lënë shpejt pas krahëve humbjen minimale nga Liverpooli, duke marrë një fitore të madhe në shtëpi dhe duke marrë momentalisht pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të Topçinjve, por përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë tundën rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të me anë të Martin Zubimendit, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0/

Në pjesën e dytë, Arsenali përsëri ishte skuadër më e mirë, krijoi më shumë raste dhe arriti të shënoj edhe dy gola për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi qysh në minutën e parë me anë të Viktor Gyokeres, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Eberechi Eze.

Për golin e dytë dhe të fitores 3-0 u përkujdes përsëri mesfushori Zubimendi (79’), i cili kësaj radhe shënoi me kokë për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali e pret në shtëpi Manchester Cityn, teksa Nottingham Forest udhëton te Burnley. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani dekoroi Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Read Next

Apple nuk i ofron më këto produkte pas njoftimit të serisë iPhone 17