Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për vrasje

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni në Gjakovë ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, me dyshimin për veprën penale “kryerje të një vrasjeje”. Këtë e ka bërë të ditur për TV Syri, zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

“Pas pranimit të informatës mbi mundësinë e pregatitjës për kryerje të një vrasjeje, nga ana  e hetuesve rajonal pas një pune të gjatë operative – hetimore, dhe punë të sukseseshme, është arritë të identifikohet personi I dyshuar dhe të parandalohet kryerja e veprës në fjalë. Kjo vepër e nxitur  më shtytje  dhe ofrim parashë “ thuhet në komunikatën e Policisë.

I dyshuari shtetas i Republikës së Shqipërisë, është shoqëruar në polici,  është intervistuar në prezencën e  avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit të shtetit  të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh. Hetimet në vijimësi.

Read Previous

Kërkohen këta persona nga Policia e Kosovës

Read Next

Moti sot