Arrestohet një person, policia i gjeti armë dhe fishekë në shtëpi

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël në Malishevë, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

“Stacioni Policor në Malishevë, respektivisht Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël-Malishevë, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari pas intervisimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar policia. /tvsyrivision/

Më poshtë armët edhe fishekët e konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Read Previous

Guardiola në probleme serioze për veprimin që bëri ndaj gjyqtarit në fitoren ndaj Lutonit

Read Next

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë