Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim

Një person është arrestuar mesditën e së martës në Mitrovicë pasi dyshohet për dy vepra penale;trafikim me njerëz dhe dhunim.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

“Mitrovicë (NN) 03.06.2022 – 13:00. Me 05.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/Telegrafi/

Read Previous

Parlamenti Europian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë

Read Next

Rritet numri i lindjeve në QKUK