Rritet numri i lindjeve në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë.

/KosovaPress/

Read Previous

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim

Read Next

Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit, juristët: Presidentja ka rol ceremonial, s’mund të refuzojë kandidatët