Arrestohet në Suedi skafisti i kërkuar nga drejtësia shqiptare për trafikim emigrantësh

Klajdi Kondo alias Klajdi Meto është arestuar në Suedi për llogari të drejtësisë shqiptare.

34-vjeçari rezulton një person në kërkim  ndërkombëtar, pasi shkalla e parë e GJKKO i ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve me skaf drejt Italisë në vitet 2021-2022.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve  të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia. /Euronews.al/

Read Previous

Kurti për takimet në Nju Jork: Produktive për zhvillimet aktuale

Read Next

​Aeroplani i linjës Prishtinë-Hamburg rrezikohet nga shpezët, detyrohet të kthehet në Sllatinë