Arrestohen tre persona, dyshohen se i sulmuan policët gjatë një proteste

Tre persona janë arrestuar në Klinë nën dyshimin se gjatë një proteste nuk iu bindën urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Prokuroria Speciale pranon donacion nga Britania për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve

Read Next

Ish-komandanti i UÇK-së mohon pjesëmarrjen në arrestime, ndalime apo keqtrajtime