Prokuroria Speciale pranon donacion nga Britania për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka pranuar donacion nga Mbretëria e Bashkuar.

Pranimin e bëri kreu i këtij institucioni Blerim Isufaj, nga ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Fjalën i pari e nisi Isufaj, i cili pati lëvdata për përkrahjen që i ka dhënë Britania, institucionit që ai drejton.

“Prania e juaj këtu, ambasador është një konfirmim i dëshmuar i mbështetjes për Prokurorinë Speciale të Kosovës, dhe më tepër e kuptojmë si mbështetje të punës tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, na motivon fakti që ju kemi ndër partnerët kryesorë, dhe kjo thjesht na bënë të ndihemi të sigurt”, u shpreh Isufaj.

“Ne jemi shumë mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, etike dhe logjistike”.

“Ne si prokurori përgjatë punë sonë udhëhiqemi vetëm nga vlerat e pavarësisë profesionalizmit dhe efikasitetit, me qëllim që rezultatet që i arrijmë ato i bëjmë me guxim dhe ato të bazuara vetëm në Kushtetutë dhe ligjet e vendit”.

Ndërkohë, Hargreaves e çmoi punën që ka bërë Prokuroria Speciale në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se këto pajisje do të ndihmojnë edhe më tej këtë institucion.

“Është një nder të jem këtu si ambasador në këtë takim të rëndësishëm, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova së bashku me vendet e tjera të regjionit ndajnë të interes të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe shpëlarjen e parave”, thekson Hargreaves.

“Për të luftuar këto duhet një bashkëpunim i ngushtë regjional e lokal. Ne jemi krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës, në progresin që është bërë duke luftuar krimin, korrupsionin dhe shpëlarjen e parave”.

“Sot jam i kënaqur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe më shumë, duke ua dorëzuar këtë donacion për investimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve”, tha në fjalën e tij ambasadori britanik  Jonathan Hargreaves. /Klankosova.tv.

Read Previous

Forbes: Shqipëria, 1 nga 5 destinacionet e paprekura të Europës nga turizmi masiv

Read Next

Arrestohen tre persona, dyshohen se i sulmuan policët gjatë një proteste