Arrestohet një person në Gjakovë, nuk lejoi që bashkëshortja ta vizitojë familjen e saj

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Jahoc të Gjakovës, dje, në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë rasti është raportuar në Polici nga babai i viktimës, i cili e ka denoncuar dhëndrin në Polici, për presionin që po ia shkakton të bijës.

Burri nga Gjakova po dyshohet se për katër muaj me radhë i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij, duke mos e lejuar që ta vizitojë familjen e saj.

Përballë kësaj situate, familja e vajzës ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e raportuar të dyshuarin për dhunën që ia ka shkaktuar gruas së tij.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për kontroll mjekësor dhe me pas është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, aty ku ndihet më e sigurtë për të jetuar.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

Read Next

Pas aplikimit për anëtarësim në KiE, Departamenti i Shtetit: Kosova dhe Serbia i përcaktojnë prioritetet e tyre të politikës së jashtme