Arrestohen edhe dy persona në Banjskë, kapen me armatim

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.

“Ata janë zënë me një sasi të konsiderueshme të armëve. Mbetet të shihet nga hetimet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani./Sinjali/

Read Previous

Avokatët zbardhin dëshmitë e serbëve të arrestuar për sulmin terrorist

Read Next

Nga gjetja e dokumenteve tek Manastiri, deri tek raportimet për plagosjen e tij/ Krejt çka dihet deri tash rreth përfshirjes së Radojiçiqit në sulmin terrorist në veri