Arrestohen dy zyrtarë policorë nën dyshimin për fajde

Katër persona janë arrestuar sot në Prizren, të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se policët e arrestuar për fajde sot në Prizren, janë:

Isan Fetahu, rreshter në stacionin e veriut në Prizren, i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Kujtim Gilani, i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Në prangat e policisë gjatë këtij aksioni përfunduan edhe dy qytetarët:

I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit” dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Të gjithë të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve, si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Read Previous

U mbajt ekspozita “Dita e Paqes” për nder të Ditës së Çlirimit të Gjakovës

Read Next

​Nis vaksinimi masiv, angazhohen 279 ekipe në të gjithë vendin