Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë të dyshuarit iu gjet momaimë mbi 104 gramë. I dyshuari u dërgua në mbajtje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“SPK-Vermicë, 19.06.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit më të detajuar të veturës, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 104 gram e 83 mg, një veturë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.
E në rastin e dytë, thuhet se të dyshuarit iu gjetën 5.53 gramë marihuanë. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“PKK Vermicë, 19.06.2026 – 12:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit më të detajuar të veturës, është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 5.53 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi