Arrestohen 11 persona në Gjakovë

Të premten, rreth orës 19:00, 11 persona në Gjakovë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, zyrtarët policor në Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se në një  lokal në rrugën “Kolë Lleshi” në Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit.  

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar.

Read Previous

Këto janë vendet që kanë më shumë satelitë në hapësirë

Read Next

Volkswagen do të tërheqë më shumë se 100 mijë automjete