Arrestimet për keqpërdorime me Rezervat Shtetërore, Osmani: Institucionet e drejtësisë e kanë punë e tyre, vështirë të paragjykohet epilogu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë është e pamundur të paragjykohet epilogu i rastit të arrestimeve të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Hafiz Garës drejtor i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Irfan Lipovicës, drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, si dhe Ridvan Muharremit, pronar i furrës të shndërruar në restorant “Bukë e Zemër”, nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, pa fjalën e fundit të institucioneve të drejtësisë.

“Për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligj-zbatuese ne duhet ta presim epilogun e rasteve dhe në këtë moment nga informatat që kemi është e pamundur që të paragjykohet epilogu i këtij rasti, pra institucionet e kanë punën e tyre”. /Albanianpost.com

Read Previous

Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë

Read Next

Llogaritë pro-Wagner vazhdojnë të shfaqen në Facebook dhe Instagram edhe pas ndalimit të grupit mercenar nga Meta