Ardian Kozniku me ekipin e tij fiton Superkupën e Kuvajtit

Ardian Kozniku ka shënuar edhe një sukses të madh në Kuvajt.

Pas titullit të kampionit, me ekipin e tij Al Arabi fitojnë edhe Superkupën e Kuvajtit në futboll.

Kryetrajneri i ekipit është kroati Ante Mishe, ndërsa Ardian Kozniku është ndihmës i tij. 

Al Arabi triumfoi me penallti me rezultat 4:3 ndaj Al Kuwait-it. 

Ndeshja përfundoi pa fitues (1:1), ndërsa Al Arabi me penallti doli më i suksesshëm. Kozniku është jashtëzakonisht i kënaqur edhe me suksesin e radhës.

/BotaSot/

Read Previous

Arsenali insiston në transferimin e Brojës

Read Next

​ShSKUK: 166 pacientë të spitalizuar me COVID-19