“Ardhmëria”, me valle feston Pavarësinë

Si çdo vit njëjtë ndodhi edhe në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës. Vallëtarët e grupit “Ardhmëria” zgjodhën që të festojnë në qytet me valle të ndryshme. Ata që nuk i hezituan festës ishin edhe qytetarët, të cilët ishin kureshtarë të shihnin nga afër përformancën e këtyre të rinjve.

Organizatori, Azem Ademaj u shpreh i kënaqur me punën që bën ndër vite me këtë grup.
Pavarësisht temperaturave të ulëta dëshira për të vallëzuar ishte e madhe. Vallja e tingujt e muzikës popullore i dhanë hijeshi kësaj feste.

Read Previous

Numri i të infektuarëve me Covid-19 në shkollat e Gjakovës

Read Next

Kryetari Gjini kishte nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës