Arabi Saudite-Kosovë, zotim për intensifikim të raporteve mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Bëhet e ditur se, kryetari Konjufca tha me këtë rast se raportet e mira mes dy vendeve tona duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, në secilën fushë që e kërkon interesi i përbashkët.

Përfaqësuesit e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë theksuan gatishmërinë e Arabisë Saudite për intensifikimin e raporteve mes vendeve tona në të gjitha fushat e nevojshme, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Informim të Kuvendit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkët.

Nga delegacioni arab e falënderuan kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe diskutimin për çështje me interes për të dyja vendet./rtklive

Read Previous

Moska: Nëse Franca dërgon trupa në Ukrainë, përgjigja nuk do të jetë vetëm politike

Read Next

“Trafiku rrugor nuk është i destinuar për gara shpejtësie”, motoja e fushatës së re të policisë