Anulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23”

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi sot se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. 

/Telegrafi/

Read Previous

Begaj për situatën në veri: Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës

Read Next

Gërvalla: Protestuesit e dhunshëm në veri kontrollohen nga shërbimi sekret i Vuçiqit